INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po e ndiqte...Mafiozi italian përplaset në mes të rrugës me atentatorin [VIDEO]

Po e ndiqte...Mafiozi italian përplaset në mes të rrugës me atentatorin [VIDEO]

Publikuar më: 14:05 08-05-2019

Ndoshta do të mendonit se bëhet fjalë për një skenë filmi ku mafiozët përplasen rëndom me njëri-tjetrin në rrugë. Por jo një atentat me armë ndodhi të premten e shkuar në qendër të Napolit.

Një person tentoi të vrasë një anëtar të Camorras, 32-vjeçarin Salvatore Nurcaro, i cili mbeti plagosur nga breshëria e plumbave. Gjithashtu në këtë atentat mbeti e plagosur rëndë një vajzë 4-vjeçare, si dhe një grua 50-vjeçare.

Në video shihet atentatori i veshur me të zeza dhe me fytyrën e mbuluar. Ai  zbret nga një motor dhe i afrohet në këmbë objektivit.

Ata përballen për pak sekonda, më pas Nurcaro ia mbath me të katërta, por atentatori e ndjek nga pas duke qëlluar me armë.

E gjithë ngjarja ndodh para syve të kalimtarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887