INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Baby” Cutrone shtang Interin në minutat shtesë, Milani kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

“Baby” Cutrone shtang Interin në minutat shtesë, Milani kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Publikuar më: 00:30 28-12-2017

Patrick Cutrone është heroi I Milanit, në këtë mbrëmje të gjatë të çerekfinales së Kupës së Italisë, në derbin ndaj Interit, Sulmuesi 19-vjeçar shënoi në minutën e 104’ golin e vetëm të takimit, duke i dhënë kuqezinjve kualifikimin për në fazën gjysmëfinale, ku do të gjejë përballë Lazion.

Nën reshjet e vazhdueshme të shiut, në ‘San Siro’ nuk mjaftuan 90 minuta për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar, pasi të 2 skuadrat nuk arritën të finalizojnë, veçanërisht Interi, që shpërdoroi me Joao Marion mundësitë më të mira.

Në minutat shtesë, ishte pikërisht Cutrone, që lëvizi bukur në zonë dhe mori një pasim të zgjuar nga Suso, të cilin e dërgoi në rrjetën e Handanoviç dhe kualifikoi kuqezinjtë. Minutat e mbetura nuk sollën asnjë ndryshim, me zikaltrit e Spallettit që dukeshin të pafuqishëm për të shënuar në portën e Donnarummës së madh, Antonios.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438