INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babastars nuk ndalen: Së shpejti me një projekt të ri. Shikoni detajet...

Babastars nuk ndalen: Së shpejti me një projekt të ri. Shikoni detajet...

Publikuar më: 17:01 11-12-2017

U përfol se Babastars po përçahen por, Cozman dhe Agon Amiga vërtetuan komplet të kundërtën me bashkëpunimin e tyre. “Shih ti kishe” padyshim është një ndër sukseset e këtij grupi, e sjellë më se miri nga Cozman dhe Amiga. Videoklipi u publikua në 20 nëntor të këtij viti dhe është për tu përmendur se ka ecur goxha mirë. Këtë e vërteton edhe numri i shikuesve në Youtube.

Mesa duket Babastars nuk do të ndalen me kaq. Së shpejti ata do të vijnë me një tjetër projekt, i cili do të këndohet nga Agon Amiga.

Prive, bën të ditur se videoklipi i projektit më të ri Babastars, pritet të lançohet në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit. Gjithashtu prive bën me dije se projekti është xhiruar në Gjermani. 

Article Logic
Execution time: 0.0030269622802734