INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet atentati me tritol në Vlorë, plagoset rëndë 25 vjeçari

Zbardhet atentati me tritol në Vlorë, plagoset rëndë 25 vjeçari

Publikuar më: 12:47 27-11-2017

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e së hënës në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se një automjet ka shpërthyer në lëvizje, ndërsa mësohet se është plagosur rëndë drejtuesi i tij. Sipas të dhënave të para të uniformave blu thuhet se nga shpërthimi i automjetit, mbeti i plagosur rëndë 25 vjeçari Ines Hajrulla. Sipas policisë, ai është person me precedentë të theksuar kriminale.
Informacion paraprak i Policisë:
“Më datë 27.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit ka shpërthyer një automjet në lëvizje.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti tip Jeep me targa AA 298 CL, me drejtues shtetasin I.H., 25 vjeç, ka shpërthyer gjatë lëvizjes.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore. Dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë eksplozive. Shtetasi I.H., është shtetas me preçedentë të theksuar kriminale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498