INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artan Hoxha “kërcënon” Prokurorinë: Mos gërmoni në celularët e mi, kam fakte që kompromentojnë kryeministrin e të tjerë [VIDEO]

Artan Hoxha “kërcënon” Prokurorinë: Mos gërmoni në celularët e mi, kam fakte që kompromentojnë kryeministrin e të tjerë [VIDEO]

Publikuar më: 18:47 16-09-2016

Gazetari investigativ Artan Hoxha është thirrur mbrëmjen e kaluar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar mbi burimet e tij të informacionit, pasi deklaroi se piloti italian Guido Andrea Gudi pranoi në polici faktin që kishte ardhur në Shqipëri për të provuar pistën e për tu rikthyer më vonë që të trafikonte 200 kg kanabis.

Ndërkohë në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “Neës24” ka rrëfyer 3 orët e shoqërimit në Prokurori. Sipas Hoxhës, është jonormale që është shoqëruar në Prokurori, dhe piloti i avionit të rrëzuar ishte i qetë në një hotel.

Hoxha ka konfirmuar se në telefonat e tij të sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, gjenden materiale, video e audio të papublikuara, ku dëshmojnë për afera korruptive në nivele të larta të politikës shqiptare, që nga rangu i kryeministrit dhe deri te aktivitetet e paligjshme të administratës shtetërore.

Ai i ka bërë apel Prokurorisë të mos gërmojë në telefonat e tij, sepse si mjete të punës aty ndodhen histori influencash politike në afera kriminale dhe kontakte qeveritarësh me personazhe të botës së krimit.

“Telefonat i dorëzova të fikur, por brenda tyre ndodhet një arkivë e madhe materialesh që unë nuk i kam publikuar.

Ndaj i bëj apel Prokurorisë të mos gërmojë më tej në ato mjete pune. Aty ka një video kërcënimi për Santon, ka për Skerdilajd Konomin, ekzekutim të një punonjësi të policisë.

Nuk i kam publikuar sepse po punoj me to që të jem i saktë. Janë materiale video e audio që kanë të bëjnë me afera korruptive, që nga rangu i kryeministrit, histori influencash politike, aktivitete të paligjshme të administratës, kontakte me personazhe të botës së krimit”, u shpreh Hoxha.

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885