INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Caktohet data e zgjedhjeve, ja kush kandidon përballë Ilir Metës për kreun e LSI

Caktohet data e zgjedhjeve, ja kush kandidon përballë Ilir Metës për kreun e LSI

Publikuar më: 19:55 16-09-2016

Është caktuar gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, data për zgjedhjet vendore për kreun e LSI-së.

Luan Rama ka njoftuar gjatë konferencës për media se zgjedhjet do të mbahen ditën e dielë në datën 6 nëntor 2016, ndërsa 30 shtatori është data përfundimtare për paraqitjen e kandidaturave. Kreu aktual i LSI, Ilir Meta ka konfirmuar kandidaturën e tij ndërsa në garë për kreun e LSI-së është edhe pedagogu Shezai Rrokaj.

“Zgjedhjet do të mbahen ditën e dielë në 6 nëntor 2016 në të gjithë vendin, me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të LSI duke respektuar parimin një anëtar një votë”, u shpreh Luan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332