INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VIVA IL DUÇE! Thirrja e Artan Fugës ka një arsye…

VIVA IL DUÇE! Thirrja e Artan Fugës ka një arsye…

Publikuar më: 12:25 30-09-2016

Një ditë më parë edhe pse u bënë shumë debate në kuvend në lidhje me Ligji e Dhomave të Tregëtisë, ai u mirtua. Po një nga pikat e tij dhe më e diskutueshmja ishte ajo që çdo biznes veç rregjistrimit dhe liçensimit në institucionet publike duhet të bëjë këtë me detyrim dhe në Dhomën e Tregëtisë madje dhe të paguajë kuota, pra para.
Po pavarësisht debatit ligji morri votat e nevojshme dhe u miratua. Kuota vjetore e anëtarësimit në dhomë për të gjithë personat fizik do të jetë 1mijë lekë. Ndërsa kuota vjetore e anëtarësimit në Dhomën e Tregëtisë për të gjithë personat juridik është jo më pak se 3 mijë lekë dhe jo më shumë se 100 mijë lekë. Sipas ligjit, anëtarët e dhomës paguajnë kuotën vjetore të anëtarësisë brenda datës 31 mars të çdo viti.

Kjo masë që shtrëngon edhe më shumë biznesin ka marrë dhe vëmendjen e Profesor Artan Fugës. Ai plot ironi dhe krahasime therrëse e ka gjykuar këtë ligj fashist.

Ja ç’shkruan Fuga:
Viva il Duce !  
Po, më vjen keq ta them, rregjistrimi i detyruar dhe me ligj i bizneseve në dhomat e tregtisë është një koncept dhe praktikë që përbënte thelbin e organizimit ekonomik fashist në kohën e Musolinit.
Edhe fjala "fashio", në fakt në thelb këtë donte të thoshte. E gjithë shoqëria, edhe bota private, duhej të lidhej me fasho rreth shtetit dhe partisë fashiste që e drejtonte.
Ata bërtisnin pastaj: Viva il Duce!
Idiotët!

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877