INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ligji i importit të plehrave! Protestë dhe antiprotestë… [VIDEO]

Publikuar më: 16:41 24-11-2016

Qytetarët dhe ambjentalistët që kundështojnë miratimin e ligjit për importin e plehrave e kanë kaluar natën jashtë godinës së parlamentit. Ata teksa është gdhirë janë dhunuar nga policia, pasi këta të fundit kanë dashur tu marrin ca pleta druri mbi të cilat ishin ulur gjatë natës së ftohtë me pretendimin se me to mund të godisnin parlamentarët. Për pasojë janë shoqëruar në komisariat dy nga protestuesit. Pavarësisht ngjarjes jo të këndëshme, që vetë ata e kanë të dokumentuar me video protesta vijoji me thirrje kundër ligjit. Kamera e IN News ka ndjekur hap pas hapi protestën në terren. Në mesditë ndodhi dhe një e papritur, shumë pranë shoqërisë civile kanë shkuar dhe përfaqësuesit e kompanive të riciklimit të plehrave, të cilët kërkojnë miratimin e ligjit. Këtë akt ata nuk e kanë quajtur antimiting po kanë ftuar shoqërinë civile për bisedime. Të dyja grupet kundështare i përfunduan shpejt protestat, pasi u shpërnda lajmi se kuvendi shtyu votimin e ligjit.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107