INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha e akuzon se është i dyshuar për vrasjen e dëshmitarit, Artan Hoxha i përgjigjet kështu [FOTO]

Berisha e akuzon se është i dyshuar për vrasjen e dëshmitarit, Artan Hoxha i përgjigjet kështu [FOTO]

Publikuar më: 19:27 07-02-2018

Ish-kryeministri Berisha ka bërë një status të pazakontë në profilin e tij në Facebook ditën e sotme, nëpërmjet të cilit ka shpërthyer kundër gazertarëve, marrë shkas nga emisioni “Opinion” ku flitej për hetimet mbi Saimir Tahirin.

Berisha ka akuzuar disa gazetarë, duke nisur nga Sokol Balla, që sipas tij mori 200 mijë euro nga Tahiri, deri tek Artan Hoxhëa, që sipas Berishës, paguhet nga tre banda dhe është i dyshuari kryesor për vdekjen enjë dëshmitari. 

Një akuzë shumë e rëndë kjo nga Berisha dhe i menjëhershëm ishte reagimi i gazetarit Hoxha.  Ai e cilëson postimin e Berishës si një mesazh të koduar që ai mos flasë për ato që di për të dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha. Gazetari shkruan se ish-kryeministri është shqetësuar nga deklaratat e tij në studion “Opinion” dhe sot i ka dërguar paralajmërimin për të mos kaluar vijën e kuqe.

Article Logic
Execution time: 0.004209041595459