INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkohej nga policia, arrestohet pasi doli live në emision

Kërkohej nga policia, arrestohet pasi doli live në emision

Publikuar më: 18:20 16-09-2016

Një 41 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia, është arrestuar disa orë pasi ka dalë nga emisioni, në të cilin ishte i ftuar. Altin Kacaj nga Vlora, ishte sot i ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, dhe ka përfunduar në pranga, pasi ishte kallëzuar nga ish-e dashura se ai e kërcënonte. Gjatë emisionit Kacaj pohoi se ish-partnerja e tij e kishte vjedhur, ndërsa lëshoi akuza edhe ndaj organit të hetimit. Ai gjithashtu nga studio deklaroi se do të vetëdorëzohej në polici.

Article Logic
Execution time: 0.0033881664276123