INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arta Marku kërkon “kokat” e peshqve të mëdhenj

Arta Marku kërkon “kokat” e peshqve të mëdhenj

Publikuar më: 17:04 09-02-2018

Vlora ka qenë ndalesa e radhë e Kryeprokurores Arta Marku. Gjatë analizës së punës të organit të akuzës në Vlorë, Arta Marku kërkoi kokat e peshqve të mëdhenj të trafikut të drogës apo veprimtarive të mëdha kriminale. Rruga sipas saj mund të jetë e gjatë dhe për këtë duhet koordinim mes strukturave të shtetit. ndaj ajo kërkon bashkëpunim mes institucioneve
Arta Marku:
“Duhet mos ngutje në përfundimin e operacioneve të organizuara në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumatorët, shpërndarësit e vegjël, korrierët apo mjetet e transportit, por bërja e përpjekjeve dhe shfrytëzimi i çdo metode të mundshme ligjore hetimi dhe shfrytëzimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkombëtar, për të mundësuar identifikimin, kapjen me qëllim vënien para drejtësisë të organizatorëve të grupeve kriminale.
Veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimit edhe të zyrtarëve publikë, në hallka kyçe të strukturave të shtetit. Kjo, duke nisur që nga përfaqësuesit e pushtetit vendor të sinjalizojnë kur konstatojnë mbjelljen e bimëve narkotike në territorin e njësisë administrative ashtu edhe të funksionarëve të tjerë, që mund të ofrojnë kundrejt korrupsionit, ndihmën e tyre në hallkat që përbëjnë zinxhirin e trafikimit të lëndëve narkotike.”

Article Logic
Execution time: 0.0042531490325928