INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet shqiptari nga Durrësi që punonte për mafien italiane

Arrestohet shqiptari nga Durrësi që punonte për mafien italiane

Publikuar më: 09:22 07-05-2018

Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë mbrëmjen e së shtunës kur autoritetet italiane ndaluan një kamion që ishte nisur nga Barcelona drejt Italisë. Gjatë kontrollit brenda kamionit u gjetën 206 kg marijuanë. Policia arrestoi shoferin, një 48-vjeçar italian Enzo Di Mauro dhe Eduart Mecanin 50 vjeç nga Durrësi. Mediet italiane shkruajnë se shqiptari është i lidhur me klanin mafioz të “Ndrangheta”. Ai priste mbërritjen e kamionit nga Spanja për të shkarkuar ngarkesat me kanabis dhe për t’i transportuar më pas me furgon. Në shtëpinë e njërit prej dy të arrestuarve u gjetën 66 mijë 6uro, ndërsa destinacioni i drogës ishte Milano, thotë policia italiane. Corriere raporton se ekziston një rrjet i madh në Spanjë i përbërë nga ndërmjetësues dhe furnizues direkt të drogës që importohet nga Afrika e Veriut. Rol të rëndësishëm kanë edhe shqiptarët, të cilët presin ngarkesat që mbërrijnë. Më pas lënda narkotike ngarkohet në kamion për transport nga persona të tjerë që kanë këtë detyrë dhe në fund shitet në tregun e pakicës. Gjatë këtij operacioni antidrogë, kanabisi ishte fshehur në një kamion që transportonte materiale ndërtimit.

Article Logic
Execution time: 0.0039770603179932