INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër anëtarë i Kushtetueses në ‘sitën’ e Vettingut. Çfarë pritet sot?

Një tjetër anëtarë i Kushtetueses në ‘sitën’ e Vettingut. Çfarë pritet sot?

Publikuar më: 09:35 07-05-2018

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese po i drejtohen njëri pas tjetrit “derës” së Komisionit të Pavarur të Vlerësimit. Këtë të hënë një tjetër anëtar i kushtetueses do të përballët me trupën gjykuese të Komisionit të Pavarur të Vlerësimit. Bëhet fjalë për Fatmir Hoxha, i cili është gjyqtari i radhës që do t'i nënshtrohet procesit të Vettingut. Ditën e sotme në orën 11:00 do të zhvillohet seanca dëgjimore.
Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj. Fatmir Hoxha është anëtari i 4 i Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e Vettingut pas Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt.
Zyrtarisht Gjykata Kushtetuese ka hyrë në kolaps pas vendimit të KPK për shkarkimin e anëtares Altina Xhoxhaj.
Kuorumi i anëtarëve është i pamjaftueshëm për zhvillimin e seancave gjyqësore dhe për shpalljen e vendimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557