INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokurorja e Shkodrës bie në 'rrjetën' e Vettingut: Më vunë tritol e shteti s’tha gjë, ose më gjeni lekët, ose..

Prokurorja e Shkodrës bie në 'rrjetën' e Vettingut: Më vunë tritol e shteti s’tha gjë, ose më gjeni lekët, ose..

Publikuar më: 10:29 20-04-2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurores së Apelit Shkodër, Besa Nikëhasani. Pas verifikimeve të kryera, KPK ka arritur në konkluzionin se prokurorja nuk ka vërtetuar se ka burime të ligjshme që justifikojnë pasurinë e vënë prej saj. Pas dhënies së këtij vendimi, prokurorja ka shpërthyer duke e konsideruar vendimin e padrejtë, ndërsa ka vijuar duke insistuar “më gjeni ku i kam paratë”. “O zot, vettingu që kërkova”, tha ajo duke duartrokitur dhe buzëqeshur me ironi. Nikëhasani tha se nuk e njeh korrupsionin për të cilin akuzohet. “Jam përballur me shumë kriminelë. Më kanë vënë tritol te shtëpia, më kanë vënë tritol te makina. Një llogari kursimi nuk e kam, as unë, as bashkëshorti. Pse kam një fuoristradë, po pse çfarë të marr Golf 2-sh, që të më hedhin në kanal? Nuk ma ka marrë mendja ndonjëherë se do shkarkohem. Jam përkushtuar ditë e natë. Kam lënë fëmijët e mi pas dore për t’iu përkushtuar punës. Kam kam menduar se drejtësisë i duhej Vetiingu. Nëse unë kam pasuri të pajustifikuar, nga e mora pasurinë kur nuk kam shkelur asnjëherë ligjin”, deklaroi Nikëhasani. "Kam 14 vite që shkoj nga Tiranë në Shkodër, po të isha e korruptuar do të kisha shtëpi në Tiranë, si gjithë dynjaja.  Vetëm në një vit kam përfaqësuar shtetin në 41 vrasje në qytetin e Shkodrës. Më kanë kërcënuar dhe më është rrezikuar jeta"-tha prokurorja e shkarkuar me vendim të KPK-së. Nikhasani ishte edhe kandidate për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ajo pritet të apelojë vendimin e Komisionit në Kolegjin e Apelimit.

Pasuria e dyshimtë e Nikëhasanit:

Pasuria e prokurores Besa Nikëhasani rezulton të jetë një apartament me vlerë 90 mijë euro në Tiranë, një apartament me vlerë 28 mijë euro në Shëngjin dhe një dyqan në Lezhë, fituar nga prishja e një apartamenti të vjetër. Për apartamentin në Lezhë me sip 130 m2, rezulton se ajo nuk ka certifikatë pronësie. Nga verifikimi që u është bërë të ardhurave të saj rezulton se prokurorja e Shkodrës nuk ka burim pasurie që të justifikojë blerjen e automjetit një apartamenti dhe dy garazheve në Tiranë. 130 m2 apartament në Lezhë dhe apartament 140 m3 e dy garazheve në Tiranë dhe fuoristradës janë pa burime të justifikuara.

Article Logic
Execution time: 0.0040919780731201