INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu, përjashtohet edhe gjyqtari Çeliku, arsyeja...

Vettingu, përjashtohet edhe gjyqtari Çeliku, arsyeja...

Publikuar më: 10:32 29-03-2018

Duket se Vettingu ka nisur të trokasë tek gjyqtarët.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë proçesin e Vettingut për gjyqtarin Ilir Çeliku i cili është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit në qytetin e Vlorës.

Gjyqtari përjashtohet nga Vettingu pasi ka dhënë dorëheqjen para se ky proçes të niste.

Kujtojmë se Ilir Çeliku pak kohë më parë u bë i njohur në media pasi akuzohej se kishte ndryshuar gjeneralitetet.

Pas këtij vendimi shkon në 10 numri i zyrtarëve që janë përjashtuar nga proçesi i rivlerësimit.

Më herët edhe në 9 zyrtarë të tjerë kanë janë përjashtuar nga procesi i Vettingut, mes të cilëve ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatrik Llalla dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111