INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Jong-un në Kinë, brenda trenit të blinduar e luksoz [FOTO]

Kim Jong-un në Kinë, brenda trenit të blinduar e luksoz [FOTO]

Publikuar më: 10:12 29-03-2018

Pas lajmit se diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong un udhëtoi drjet Kinës mediat kanë publikuar edhe fotot e para të trendit të blinduar.

Treni me ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë, që arriti në Pekin ditën e hënë, është i njëjti që përdori babai i liderit koreano-verior, Kim Jong-il, në maj të vitit 2000, për vizitën po në Pekin. Atëherë Kim Jong-il takohej me Jiang Zemin, udhëheqësin e Kinës në atë kohë. Ndryshe nga ngjyra e errët në pjesën e jashtme, sediljet në brendësi të trenit janë rozë.

Sipas mediave të Koresë së Jugut,  treni ka 90 vagonë të blinduar.Ai  shoqërohet nga dy trena të tjerë që shërbejnë si truproje.

Duke qenë se është shumë i rëndë, ky mjet lëviz duke mos i kaluar 60 km/h.

Por, brenda është shumë luksoz dhe ka teknologji të lartë.

Gjithashtu thuhet se ka arka me verë Bordeaux dhe Beaujolais, që kanë ardhur me porosi nga Franca. Për të ngrënë, karavidhet vijnë të gjalla në trenin që është në udhëtim e sipër.

Kim i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij është takuar me presidentin kinez, Xi Jinping.

E tashmë flitet se diktatori i cili herë pas here kërcënon me lëshimin e raketave bërthamore mund të takohet edhe me presidentin e SHBA-së Donald Trump.

1.PNG

2ok.PNG

3.PNG

5.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038609504699707