INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fshehu pasurinë, shkarkohet gjyqtari Trezhnjeva, por çfarë thotë avokati

Fshehu pasurinë, shkarkohet gjyqtari Trezhnjeva, por çfarë thotë avokati

Publikuar më: 10:43 13-04-2018

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva shkarkohet nga detyra. Ishte ky vendimi i KPK-së.

Sipas KPK-së, Besim Trezhnjeva ka fshehur pasurinë dhe kjo mund të provohet nga raporti që ka paraqitur ILDKPI. Gjyqtari i Durrësit ka bërë deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk i justifikon dot shumat monetare.

“Trezhnejva ka blerë dy apartamente, por nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave. Ka marre një kredi prej 50 mijë euro, për të blerë një apartament në Tiranë, por ka mashtruar duke blerë një tjetër apartament në Durrës”, thuhet në vlerësimin e KPK.

Gjithashtu ka deklarime të rreme në lidhje me të ardhurat e bashkëshortes në një shumë të konsiderueshme të ardhurash, si dhe janë administruar 11 denoncime publike për gjyqtarin Trezhnjeva.

Fatmir Braka, avokati i gjyqtarit të Apelit të Durrësit e ka quajtur të padrejtë vendimin e marrë nga KPK për shkarkimin e klientit të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771