INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet 31 vjeçari shqiptar në Itali! E pabesueshme ku kishte fshehur drogën...

Arrestohet 31 vjeçari shqiptar në Itali! E pabesueshme ku kishte fshehur drogën...

Publikuar më: 09:16 19-07-2018

Policia italiane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar me iniciale G. A për disa akuza. Sipas mediave italiane, ai jetonte pa dokumente dhe ishte deportuar disa herë për këtë arsye. Shqiptari ishte dënuar në të kaluarën për vjedhje, grabitje dhe shpërndarje droge.
Pas një kontrolli të bërë në shtëpinë ku jetonte, shqiptarit iu gjet 1 kg kanabis i ndarë në pako dhe një peshore elektronike. Ai i kishte fshehur ato në mes të çarçafëve, ku dhe u gjet edhe një pistoletë gjysmëautomatike me një karikator.

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332