INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen dy djemtë e Azem Hajdarit, policia jep detajet...

Arrestohen dy djemtë e Azem Hajdarit, policia jep detajet...

Publikuar më: 13:56 04-01-2018

Policia ka ndaluar dy djemtë e Azem Hajdarit pasi kanë rrahur një person.

Lajmi u bë i ditur nga policia e cila theksoi se vëllezërit tashmë janë të lirë me kërkesë të prokurorit.

Kiri Hajdari, 32 vjeç, dhe Azem Hajdari, 19 vjeç, banues në Tiranë, u kapën ne Muriqan. Ata ishin në kërkim pasi akuzohen se kanë rrahur nje person, identifikuar si Mikel Margjeka, por pasi janë ndaluar dhe materialet iu referuar prokurorisë, janë lënë të lirë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.01.2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit A.H, vjeç 19 dhe K.H vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal. Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277