INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armë dhe municione në murin e shtëpisë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë [VIDEO]

Armë dhe municione në murin e shtëpisë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë [VIDEO]

Publikuar më: 11:16 15-09-2018

Një 49-vjeçar është arrestuar pasi në murin e shtëpisë iu gjetën të fshehur armë zjarri dhe muncione luftarake.

Sipas bluve të kryeqytetit në shtëpinë e Sokol Sadiku, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës së këtij shtetasi janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak.

Policia bën me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- armë zjarri e llojit “Pistoletë”, mod.54 me një krehër me 5 fishekë
- automatik
- 8 krehëra fishekësh
- 600 copë fishekë mod. 7.62

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002