INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndjekje si në filma. Bllokohet skafi me 2 ton kanabis, arrestohen 2 shqiptarë

Ndjekje si në filma. Bllokohet skafi me 2 ton kanabis, arrestohen 2 shqiptarë

Publikuar më: 11:03 15-09-2018

Guardia di Finanza ka sekuestruar një skaf me dy ton kanabis duke arrestuar dy shqiptarë identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga mediat italiane. Sipas medieve italiane, operacioni ka nisur në mëngjes pas sinjalizimit se një skaf me dy motorë të fuqishëm ishte nisur nga Shqipëria drejt brigjeve italiane, ndërsa po transportonte kanabis. Operacioni në det të hapur përshkruhet si në filma, ndërsa në ndjekje të skafit ka qenë edhe një helikopter. Pas ndjekjes për disa orë në det, në fund shqiptarët janë prangosur dhe skafi është bllokuar në Vieste. Në muajin e fundit janë bllokuar disa gomone me kanabis nga policia italiane. Më 25 gusht në Brindisiu u arrestuan dy vlonjatë dhe u sekuestruan 535 kilogramë marijuanë.
Ndërsa, më 30 gusht, një sasi prej 700 kilogramë marijuanë u tentua të trafikohej drejt Italisë, por u kap në kanalin e Otrantos dhe në pranga ranë sërish dy shqiptarë. Në datë 2 shtator u sekuestruan 550 kilogramë drogë po në Brindisi, që vinte nga Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502