INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis aksioni i madh i pastrimit në Tiranë, me qese në duar... [FOTO]

Nis aksioni i madh i pastrimit në Tiranë, me qese në duar... [FOTO]

Publikuar më: 11:28 15-09-2018

Aksioni i pastrimit të Tiranës, i lajmëruar nga kryebashkiaku Veliaj, ka nisur që në orën e para të mëngjesit në të 24 njësitë administrative të kryeqytetit.

Aksioni është mbështetur nga qindra vullnetarë dhe qytetarë të Tiranës.

Në Ditën Botërore të Pastrimit, qindra qytetarë si dhe punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të kryeqytetit kanë filluar largimin e inerteve, por edhe të mbetjeve të tjera të ngurta si mobilie, goma, hekurishte.

Aksioni për pastrimin e kryeqytetit do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme, ndërkohë që kërkohet që qytetarët të japin kontributin e tyre që Tirana të jetë gjithmonë e pastër.

4.PNG

3.PNG

2.PNG

aksioni.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057