Ardian Mema është trajneri i ri i Tiranës. Emri i tij i përfolur edhe më parë, sot u zyrtarizua përfundimisht. Mesa duket pengesa e vetme në zyrtarizmin e tij ka qenë largimi i trajnerit Ze Maria, i cili i ka ngrënë pak kohë presidentit Halili.
Në kohën që kreu i klubit bardheblu dhe trajneri në ikje po flisnin për gazetarët në “Selman Stermasi”, nga Vlora ka ardhur konfirmimi tjetër.
Flamurtari ka mbyllur bashkëpunimin me zv.trajnerin e saj, duke e lënë atë të lirë dhe duke i uruar sukses në detyrën e re si trajner.
Ardian Mema rikthehet në vendlindjen e tij te klubi, të cilit i kushtoi tërë jetën si futbollist dhe ku në kohën e Ilir Dajës ishte zv.trajner.