Një nga sfidat më interesante të javës është ajo midis Tiranës dhe Skënderbeut. Kryeqytetasit do përpiqen për një rezultat pozitiv në ndeshjen pa tifozë, që do zhvillohet ditën e nesërme në drekë. Ndërsa Skënderbeu është duke kërkuar 3 pikëshin pas humbjes së fundit.
Trajneri Ardian Mema sqaroi për publikun, se aspekti psikologjik na ka dëmtuar.
“Nuk duhet të falim më ndeshje dhe lojtarët duhet të sillen si profesionistë....Me presidentin kam folur për projekte afatgjata...Me Teutën ndodhi diçka që nuk e përcaktoj dot, dëgjojmë edhe se Reali e Barcelona shet ndeshje, por këto gjëra duhen faktuar...”, sqaroi Mema.








6 May 2026 





