Çmimi “Topi i Artë” po afron dhe bashkë me të edhe shumë zëra se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi ndodhen jashtë pretendimit për fitimin e këtij çmimi.
Përveç këtyre flitet edhe se Antoine Griezmann nuk do të jetë e pjesë e 3-shes më të mirë, për fitimin e trofeut. Cristiano Ronaldo në një intervistë për “France Football” ishte majft entuziast se do të ishte pjesë e podiumit, madje edhe duke pretenduar se këtë vit ai padyshim duhej ta fitonte, për t’ja kaluar edhe rivalit të tij më të madh Lionel Mesii-t.
Lajmet jozyrtare se ai ndodhet jashtë 3-shes padyshim duhet ta kenë mërzitur shumë dhe së fundmi ne kemi parë, një foto të tijën në “Instagram” shoqëruar me një “emoji” me fytyrë dyshuese, ku mbrapa duket edhe perëndimi i diellit.
Një situatë e pakuptueshme dhe e paqartë për Ronaldon dhe të gjithë fansat e futbollit.









6 May 2026 





