Jose Mourinho më në fund ka ”shpërthyer”. Tekniku i Manchester United ka lëshuar disa deklarata të forta, duke përmendur katër emra specifikë lojtarësh në ekipin e tij.
Luke Shaw, Anthony Martial, Jesse Lingard dhe Marcus Rashford, që cilësohen si e ardhmja e Manchester United, për Mourinhon janë vetëm disa fëmijë të llastuar. Sipas tij, gjeneratat kanë ndryshuar dhe lojtarëve sot, i mungon personaliteti dhe karakteri thotë ai.
“Tani kemi fëmijë të llastuar, fëmijët e sotëm kanë një jetë ndryshe, një ambient më të lehtë dhe e kam fjalën për njerëzit që rrethojnë lojtarët. Këta njerëz u japin shumë dashuri dhe jashtëzakonisht shumë justifikime. Njerëzit piqen shumë më ngadalë tani.
“Po flasim për Luke Shaw, Martial, Lingard, Rashford – të rinj, me potencial të jashtëzakonshëm, por në fund të ditës atyre u mungon një fjalë që nuk mund ta them, por që ju e përdorni shpesh… karakter, personalitet, këto u mungojnë paksa”, tha portugezi në deklaratën e tij që ka shkaktaur shumë reagime.








6 May 2026 





