INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arben Ristani: Nëse nuk protestojmë mund të përfundojmë si në vitin 1945 [VIDEO]

Arben Ristani: Nëse nuk protestojmë mund të përfundojmë si në vitin 1945 [VIDEO]

Publikuar më: 20:47 25-01-2018

I ftuar në emisioni Kolaudim në In Tv, Arben Ristani është shprehur se dalja në protestë më 27 janar është shumë e rëndësishme.

Së fundmi në rrjetet sociale ka pasur shumë demokratë të thjeshtë, të cilët janë shprehur se nuk do të bëhen pjesë e protestës, si pasojë e marrëveshjes së 18 majit, e cila nuk është shumë e qartë për ta.

Edhe për zotin Ristani, kjo marrëveshje mund të ishte bërë më mirë, por tashmë kjo çështje ka ikur dhe njerëzit duhet të shohim të keqen e madhe, problemet në ekonomi, problemet në drejtësi mungesën e barazisë, prishjen e rendit dhe sigurisë. Këto janë faktorët që duhet t’i bëjë bashkë të gjithë shqiptarët për tu ngritur në protestë.

Ai u shpreh se njerëzit nuk duhet të protestojnë për Bashën apo Kryemadhin apo për kryetarë të tjerë të forcave opozitare, por duhet të protestojnë për veten e tyre në radhë të parë, nëse nuk e bëjnë, me shumë mundësi vendi mund të përfundojë në gjendje të rëndë, sikurse ajo e vitit 1945, pra në diktaturë.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.002871036529541