INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arbana Osmani rrëfen si e përzunë kur kërkoi punë: Personi që më përplasi derën në fytyrë, sot…[FOTO]

Arbana Osmani rrëfen si e përzunë kur kërkoi punë: Personi që më përplasi derën në fytyrë, sot…[FOTO]

Publikuar më: 21:40 16-02-2018

Një derë mbyllet, një tjetër hapet!

Mjafton të jemi të fortë, t’u bëjmë ballë sfidave dhe të arrijmë objektivat që i kemi vënë vetes. Këtë na e tregon më së miri, moderatorja dhe prezantuesja e njohur Arbana Osmani e cila numëron vite të tëra në skenë, ama fillimet e saj nuk kanë qenë “fushë me lule”.

Në një një inetrvistë për “Pop Culture”, Osmani ka rrëfyer se edhe asaj ia kanë mbyllur dikur derën në fytyrë dhe pikërisht ai që sot është një prej miqve të saj më të mirë. Bëhet fjalë për Bojken Lakon.

“Kujtova atë ditë, kur pa më thënë asnjeri asgjë, unë thjesht e kisha dëgjuar te radio, trokita te dera e radios, doli Bojkeni dhe i thashë: ‘A keni nevojë për prezantuese?’ Më tha: ‘Jo, s’kemi.’ Ma mbylli derën.”-rrëfeu Arbana. “Pastaj, 6 muaj më vonë, u bë një audicion, sepse kishin nevojë për prezantuese, dhe unë fitova audicionin. Por herën e parë më është mbyllur dera.”-u shpreh Arbana.

bojkenlako.png

 

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396