INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arabi, protestuan se iu kufizuan privilegjet, arrestohen 11 princër

Arabi, protestuan se iu kufizuan privilegjet, arrestohen 11 princër

Publikuar më: 17:39 07-01-2018

11 princër u arrestuan në Arabinë Saudite pasi zhvilluan një protestë në Pallatin Mbretëror në Rijad.

Princërit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj një urdhri të fundit, i cili u kufizonte disa privilegje. 

Ky urdhër i fundit u ndalonte pagesat e bëra prej shtetit pjesëtarëve të familjes mbretërore me qëllimin që të mbulohen faturat e tyre të ujit dhe energjisë elektrike.

Edhe pse ju bë e qartë se të tilla pretendime ishin të paligjshme dhe nuk do të plotësoheshin, princërit refuzuan të largohen duke prishur kështu qetësinë dhe rendin publik.

Në bazë të këtij arsyetimi, ata u dërguan në burgun Al-Hayer, në jug të kryeqytetit.

Në deklaratën e nxjerrë nga autoritetet përkatëse shpjegohet se në Arabinë Saudite askush nuk është mbi ligjin dhe të gjithë shtetasit trajtohen si të barabartë.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223