INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati në burgun e Vaqarrit. Zbulohet prova që “zhyt” Ergys Kolaveri

Atentati në burgun e Vaqarrit. Zbulohet prova që “zhyt” Ergys Kolaveri

Publikuar më: 10:26 04-08-2016

Kamerat e një biznesi pranë burgut të Vaqarrit rrëzojnë alibinë e Ergys Kolaverit, që një ditë më parë tha në gjykatë se gjatë kohës së atentatit ishte në një lokal në Kamëz. Prokuroria ka siguruar pamjet filmike që provojnë se Ergys Kolaveri është i përfshirë në atentatin me snajper në burg. Prokurori Endrit Bimi solli si prova pamjet e filmuara të një furgon të bardhë. Pavarësisht se targat nuk ishin të qarta në pamje, prokurori tha se shenja të tjera dalluese e bënin të ngjashëm me furgonin në pronësi të Ergys Kolaverit. Në furgonin e këtij të fundit u gjetën të fshehura edhe një palë dylbi, që dyshohet se janë përdorur për të vëzhguar ambjentet e ajrimit të burgut të Vaqarrit nga një kodër përballë. Prokurori citoi dhe deklarimet e një banori të zonës që tha se kur dëgjoi krismën doli në ballkon dhe pa një makinë të bardhë. Prokuroria vijon të këtë të njëtin dyshim se “shënjestër” e atentatit ka qenë i paraburgosuri Gazmir Daci, i cili ka deklaruar se ka qenë duke dalë në ambientin e ajrimit të burgut kur ka parë kosovarin, Lili Dulajn të shtrirë përtokë dhe të plagosur.

Article Logic
Execution time: 0.00394606590271