INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherr masiv me thika në traget

Sherr masiv me thika në traget

Publikuar më: 10:43 04-08-2016

Pasagjerët e tragetit të linjës Anona – Durrës kanë përjetur një ngjarje të rëndë, pasi disa persona që po udhëtonin në tragetin pas një sherri me fjalë kanë nxjerrë thikat dhe kanë gjuajtur njëri tjetrin. Si pasojë e kësaj zënke kanë mbetur të plagosur 6 persona, nga ta 3 punonjës të tragetit, një shofer kamioni nga Maqedonia dhe një kosovar me gruan e tij.
Policia e Durrësit, ka sqaruar se Altin Hakami 36 vjeç nga Mitrovica me banim në Londër ka plagosur me thikë 28 vjeçarin V.M nga Mali i Zi, i cili ishte personel i tragetit. I plagosuri ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë konfliktit janë plagosur lehtë edhe dy shtetas të tjerë nga Mali i Zi, personel të tragetit Dragan Kovaçeviç, Dragisa Gogiç dhe një shofer kamioni nga Maqedonia, Viktor Krstevski. Dëmtime ka marrë edhe vetë shtetasi Altin Hakami dhe bashkëshortja e tij shtetësja L. Hakami 35 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal  Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Policia bëri të mundur arrestimin e shtetasit nga Kosova, Altin Hakami 36 vjeç gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:

1-Dalibor Jovanoviç 36 vjeç, banues në Maqedoni;
2-Viktor Krstevski 34 vjeç, banues në Maqedoni;
3-Dragan Kovaçeviç 29 vjeç, banues në Malin e Zi;
4-Dragis Gogiç 25 vjeç, banuese në Malin e Zi.

Article Logic
Execution time: 0.0015411376953125