INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anëtarësimi në BE, nis procesi “screening”, gati strukturat përgjegjëse për zhvillimin e negociatave

Anëtarësimi në BE, nis procesi “screening”, gati strukturat përgjegjëse për zhvillimin e negociatave

Publikuar më: 19:22 11-11-2018

Shqipëria tashmë ka hyrë në procesin e screening, një hap përpara çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Një proces që kërkon njehësimin e standardeve me ato të Unionit.

E për të pasur një proces sa më gjithëpërfshirës, ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka përgatitur ngritjen e një strukture ndërinsitucionale përgjegjëse për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Ministria e Jashtme ka ftuar subjektet e interesuara për të paraqitur komentet e tyre, mbi projektvendimin e Qeverisë për krijimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Ky projektvendim po i nënshtrohet konsultimit ndërinstitucional, si dhe me shoqërinë civile e aktorë të tjerë, të interesuar në procesin e integrimit europian.

Një muaj më parë në Bruksel në takimin e parë shpjegues të legjislacionit të BE-së për kapitullin e 23-të të negociatave të anëtarësimit, në themel të nisjes së procesit “Screening” ishte pikërisht gjyqësori, drejtësia.

Ndërkohë javën që vjen, Tirana zyrtare do të ulet në tryezë me Brukselin ne takimin e përvitshëm të Këshillit të Stabilizim Asoocimit, ku do të bëhet një bilanc i punës një vjecare mbi kushtet për hapjen e negociatave.

Article Logic
Execution time: 0.0041790008544922