INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fuste gjilpëra në luleshtrydhe, arrestohet gruaja

Fuste gjilpëra në luleshtrydhe, arrestohet gruaja

Publikuar më: 17:57 11-11-2018

Një grua është arrestuar në një qytet të Australisë për shkak se dyshohet që ka vendosur gjilpëra të vogla në paketimet e luleshtrydheve . Policia tha se gruaja 50-vjeçare u arrestua të dielën, pas një hetimi të vazhdueshëm dhe të ndërlikuar. Pritet që ajo të përballet me akuza të cilat ende nuk janë saktësuar për publikun.
Një hetim në nivel kombëtar kishte filluar pasi pronarët e dyqaneve kishin raportuar disa raste për herë të parë në shtator. Më shumë se 100 raportime për raste të gjetjes së gjilpërave në luleshtrydhe u bënë gjatë kësaj periudhe, ndonëse besohet se numri është më i vogël, sepse disa raste mund të jenë ripublikuar nëpër rrjete sociale.
Fermerët u detyruan që të hedhin në mbeturina disa tonë luleshtrydhe, ndërsa pronarët e dyqaneve i tërhoqën ato nga shitja. Rastet e para u paraqitën në Queensland, ku një burrë ishte dërguar në spital për shkak të dhimbjeve të barkut, të shkaktuara nga ngrënia e luleshtrydheve. Si kundërpërgjigje ndaj këtyre rasteve, qeveria australiane e ngriti shkallën e dënimit maksimal për ndërhyrje në pemë, nga 10 në 15 vjet burgim. Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha se do të ndërmerrte masa ndaj çdokujt që vërtetohet se ka gisht në këto vepra. “Nuk është qesharake që t’i vësh në rrezik jetët e australianëve të zellshëm dhe t’i frikësosh fëmijët. Nëse dikush e bën këtë, ai është frikacak dhe shpirtligë”, deklaroi ai. Tregu i luleshtrydheve në këtë rajon të Australisë ka një vlerë vjetore prej 160 milionë dollarësh australianë, ndërsa qeveria dhuroi 1 milion dollarë për t’i mbështetur fermerët e dëmtuar nga këto raste. Në anën tjetër, një shpërblim prej 100 mijë dollarësh është ofruar për ata që ofrojnë informacione për kapjen e keqbërësve, shkruan “BBC”.

Article Logic
Execution time: 0.0032358169555664