INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëheqja e Xhafajt dhe krimi i organizuar, flet deputeti i Merkel, raportues për Shqipërinë

Dorëheqja e Xhafajt dhe krimi i organizuar, flet deputeti i Merkel, raportues për Shqipërinë

Publikuar më: 17:12 01-11-2018

Raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë, Thorsten Frei, është i mendimit se dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj është një hap pozitiv në drejtimin e duhur.

I pyetur nga Deutsche Welle, Frei ka thënë ndër të tjera, se për të arritur statusin e kandidatit, Shqipëria duhet të bëjë edhe shumë më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, gjendja e të cilit sipas tij është shqetësuese.

Deputeti gjerman pret rezultate të shpejta në këtë drejtim nga pasardhësi i tij.

“Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat kanë qenë shkaqet e dorëheqjes së tij. Dhe nuk më takon mua, sidomos kur në Shqipëri, diskutimet për këtë çështje nuk kanë të sosur. Sidoqoftë, unë e kam theksuar gjithnjë, se thashethemet dhe supozimet e lidhura me zotin Xhafaj edhe për ca kohë do të ishin të papranueshme politikisht në Gjermani. Unë mendoj se dorëheqja është një tregues tjetër në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkatësisht shkëputjes nga politika.”

Deputeti i Bundestagut është i bindur se ky nuk mund të jetë hapi i fundit.

“Qeveria duhet t’i zgjerojë shumë më tepër dhe më me vendosmëri përpjekjet e saj në këtë sektor.

Është e vërtetë që ndërkohë janë bërë përparime të mëdha me Vettingun. Por unë jam ende shumë i shqetësuar për gjendjen e krimit të organizuar, – vijoi ai. 

"Kjo pikë do të luajë në fillim të verës së ardhshme një rol shumë vendimtar, kur në tryezë të kthehet sërish çështja e negociatave të anëtarësimit. Mbetet të presim se cili është roli që do të luajë pasardhësi i tij dhe se a do të jetë në gjendje ai të dëshmojë rezultate të shpejta. Unë jam optimist i rezervuar, se dorëheqja e Xhafajt është për vendin një hap i vogël pozitiv përpara dhe drejt Europës” shprehet për DW raportuesi Frei.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877