INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veprimi ekstrem i babait. Hedh nga shkëmbi vajzën e sapolindur

Veprimi ekstrem i babait. Hedh nga shkëmbi vajzën e sapolindur

Publikuar më: 18:03 01-11-2018

Një vajzë e porsalindur e cila u hodh nga një shkëmb nga babai i saj mbijetoi mrekullisht dhe u shpëtua 12 orë më vonë. Foshnja u zhduk nga spitali Magui në Gaozhou, që ndodhet në provincën Guangdong gjashtë orë pasi kishte ardhur në jetë. Pas hetimeve fillestare, policia konstatoi se veprimet e babait ishin të dyshimta dhe ai përfundimisht pranoi se e kishte marrë të porsalindurën dhe e kishte hedhur në një shkëmb në pyll. Babai me mbiemrin Li, udhëhoqi policët dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor në një shkëmb aty afër, ku filluan një kërkim rreth orës 11:00. Ai tha se kishte vendosur foshnjën në një thes najloni para se ta lëshonte atë nga shkëmbi. Pjerrtësia ishte aq e madhe që forcat e shpëtimit përdorën litarë për t'u futur në zonën e pyllëzuar për të kryer kontrollin në mënyrë të sigurt.

shpetuesit.jpg

Të qarat e foshnjës u dëgjuan nga një shpëtues dhe ajo u gjet 12 orëve pasi u braktis. Ekipet e shpëtimit i thanë medies lokale se rënia e saj u ndërpre nga degët e pemëve, dhe thasë prej najloni i dha asaj një mbrojtje nga elementet e natyrës. Li tha se familja e tij ishte e varfër. Ai kishte dy vajza dhe një djalë, dhe shpresonte që familja të një shtohej me një djalë tjetër. Kur mori vesh se në jetë erdhi një vajzë, ai ndërmori veprimin ekstrem. Policia vuri në pranga babin.

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793