INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon zyrtarja e lartë greke, Shqipëria jo në BE pa respektuar minoritetet

Reagon zyrtarja e lartë greke, Shqipëria jo në BE pa respektuar minoritetet

Publikuar më: 13:18 10-11-2018

Pas vrasjes së minoritarit në Gjirokastër dhe shpalljes non grata të 52 grekëve nga qeveria shqiptare ka reaguar, zëvendës Ministrja e Mbrojtjes së Qytetarëve, Katerina Sidiropoulou. Ajo referuar ngjarjes ka bërë një propozim për BE, duke thënë se Shqipërisë duhet ti vendoset si parakusht për integrimin në BE, respektimi i minoritetit.

“Me Shqipërinë duhet hapur një dialog i sinqertë dhe i thellë për të drejtat e pakicës kombëtare në funksion të perspektivës evropiane, parakushti i të cilave është zbatimi i plotë i tyre. Shqipëria duhet të bëjë me pakicat të njëjëtn gjë që pretendon për shqiptarët jashtë vendit të tyre, autonomi dhe pavarësi. Duhet të japë për pakicat kombëtare të gjitha të drejtat. Ju kujtoj që këto janë parakushte për pranimin nga Evropa dhe Greqia," tha zyrtarja greke.
Po një ditë më parë Ministri shqiptar Ditmir Bushati tha se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat shtetërore në lidhje me minoritetet.

Article Logic
Execution time: 0.0034198760986328