INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ami në muajin e 8-të të shtatzanisë, shikoni çfarë veprimi bën Ermali [FOTO]

Ami në muajin e 8-të të shtatzanisë, shikoni çfarë veprimi bën Ermali [FOTO]

Publikuar më: 22:08 22-01-2018

Ami po përjeton muajt e fundit të pritjes së ëmbël. Çifti duket se po kalon çastet e tyre më të mira, së bashku me Joelin e vogël në krahë. Toska nuk e ka mbajtur të fshehtë imazhin e saj përgjatë kësaj periudhe, e shumë herë kemi parë barkun e saj të rrumbullakosur.

Për herë të fundit e kemi parë në eventin “Oda” ku ka publikuar disa foto në të cilat shfaqej më në formë se kurrë. Por mesa duket bashkëshorti i saj, komediani Ermal Mamaqi nuk është mjaftuar me kaq.

Ai ka publikuar një foto ku ata shfaqen së bashku të ulut në tavolinë, ndërkohë që Ami tashmë është periudhën e fundit të shtatzënisë.

Krahas fotos ku çifti duken mjaft të lumtur në krahë të njëri-tjetrit Ermali ka shkruar, pa lënë mënjanë dozat e humorit. “Po që zbukurohet dhe burri kur është shtatzënë gruaja…(cit.mami im),”-përfundon Mamaqi.

Çifti është në pritje të një vajze, ndërkohë që janë prindër të një djali  6-vjeçar, Joelit të vogël.

ermali.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033419132232666