INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amerika dërgon 24 automjete të blinduara për FSK. Reagon Beogradi: Rajoni drejt humnerës

Amerika dërgon 24 automjete të blinduara për FSK. Reagon Beogradi: Rajoni drejt humnerës

Publikuar më: 17:06 10-12-2018

24 automjete ushtarake kanë mbërritur në Prishtinë nga Amerikë, në prag të formimit të Ushtrisë së Kosovës. Mediet në Kosovë raportuan se automjetet e tipit “Humvee” kanë ardhur ditën e diel sipas një marrëveshjeje që qeveria e Kosovës nënshkroi në korrik me SHBA-të. Kontrata parashikon blerjen e 51 automjete të tilla. Ato pritet ta ndihmojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në rrugën e saj drejt transformimit në Ushtri. Lajmi u raportua edhe nga mediet serbe të cilat lidhën mbërritjen e dërgesës nga SHBA me qëndrimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë. Diplomati tha javën e kaluar se Uashingtoni ka "mbështetur vazhdimisht zhvillimin e FSK-së dhe transformimin e tyre në forcat e armatosura". Ndaj dërgesës së 24 mjeteve në prag të formimit të ushtrisë ka reaguar ashpër së fundi edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriç. “Tani kemi nevojë për më pak tension, një ushtri e re e Kosovës dhe përdorimi i barutit do të mund ta shtynte gjithë rajonin në një humnerë”, tha politikani serb. Kosova mësohet se do të marrë edhe automjete tjera “Humvee”, këtë herë dhuratë nga Amerika. Vlera e dhuratës mendohet se është rreth 10 milionë euro. Më 14 dhjetor do të mbahet seanca parlamentare ku parashikohet  të kalojnë në votim projektligjet që i japin mandatin e mbrojtjes FSK-së.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551