INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amerika na do dhe gjuhën! Shqipja do futet në programet mësimore

Amerika na do dhe gjuhën! Shqipja do futet në programet mësimore

Publikuar më: 09:25 04-05-2018

Me mijëra shqiptarë pas viteve 1990 kanë shkuar në Amerikë përmes llotarisë. Komuniteti shqiptar është i shpërndarë në të gjitha shtete e SHBA. Po në disa vendet ku ka më shume grupime shqiptarësh është kthyer në vëmendjen e drejtuesve gjuha shqipe. Një rast konkret është ai në New York, pasi është vendosur që gjuha shqipe të futet në programin e shkollave. Në New York jetojnë më shumë shqiptarë se në çdo shtet tjetër, rreth 60 000 banorë. Gjuha shqipe është shtuar në programin e hartuar, në listën e gjuhëve të huaja dhe Kreu i Këshillit të Bronksit, Mark Gjonaj është shprehur krenar për këtë projekt.

Edhe një nga drejtorët e shkollës në Bronks, Christopher Eustace foli mbi programin në gjuhën shqipe dhe theksoi se kishte vënë re se shumë nxënës vinin në shkollë duke folur shqip. Për këtë arsye kishte nisur prej kohësh kërkimet për të zbuluar mësuesit e mundshëm që do ta jepnin këtë gjuhë në shkollën, që ai drejton.

Article Logic
Execution time: 0.0036821365356445