INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet se ku u prodhua agjenti nervor i përdorur për helmimin e ish-agjentit rus

Zbulohet se ku u prodhua agjenti nervor i përdorur për helmimin e ish-agjentit rus

Publikuar më: 08:26 04-05-2018

Agjenti nervor që u përdor për helmimin e ish-spiunit rus dhe vajzës së tij në Britani u prodhua vitin e kaluar në Republikën Çeke. “Kimikati i rrezikshëm është prodhuar në një sasi të vogël, është testuar dhe më pas është shkatërruar”- sipas presidentit të vendit, Milos Zeman. Ai citoi një raport që mori nga agjencia ushtarake e spiunazhit të vendit për agjentin nervor Novichok. Raporti u kërkua pas deklarimeve të Rusisë, se substanca e përdorur për të helmuar Sergei Skripal dhe vajzën e tij Julia në Salisbury, Angli, mund të kishte origjinën nga Republika Çeke. Por Zeman pranoi se kishte mungesë të qartësisë në lidhje me atë agjent nervash që ishte prodhuar në vend vitin e kaluar. Presidenti pro-rus tha se një agjenci çeke e kundërzbulimit tha se bëhej fjalë për A230, ndërsa Zeman tha se besonte se ishte Novichok. Qeveria nuk ka komentuar menjëherë vërejtjet e Zeman. Zyrtarët në Rusi më parë sugjeruan se Novichok i përdorur në sulmin në Mbretërinë e Bashkuar mund të kishte ardhur nga Republika Çeke, Suedia ose Sllovakia. Kryeministri çek Andrej Babis e quajti atë një gënjeshtër. Republika Çeke dëboi tre diplomatë rusë në solidaritet me Britaninë pas helmimit.

Article Logic
Execution time: 0.0030641555786133