INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet trupi i njërit prej policëve të mbytur në lumin Lepenc, vazhdojnë kërkimet për...

Gjendet trupi i njërit prej policëve të mbytur në lumin Lepenc, vazhdojnë kërkimet për...

Publikuar më: 08:21 04-05-2018

Dje pasdite në lumin Lepenc është gjetur trupi i pajetë i policit Malsor Dashi, i cili së bashku me kolegun e tij Armend Trena me veturën zyrtare të shtunën kanë rënë në ujë. Që nga ajo ditë njësitet e FSK-së, Policisë dhe të zhytësve kanë bërë kërkime në ujë por deri dje nuk është gjetur trupi i asnjërit.

Ndërkohë që nga Policia dhe mekanizmat tjerë bëhet e ditur se kërkimet do të vazhdojnë edhe për policin tjetër.

Trupi i policit Dashi është gjetur pesë kilometra larg vendit ku kishte ndodhur aksidenti.

Policia thotë se edhe më herët kanë pasur dyshime se në këtë lokacion mund të gjendet trupi i njërit nga policët.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Agim Gashi, tha se kishin dyshim se në këtë lokacion mund të gjendet diçka.

Trupi i pajetë i Malsor Dashit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kryeprokurori i Prokurorisë themelore të Ferizajt, Shukri Jashari tha se nga shikimet e para të kufomës bëhet fjalë për aksident ndërsa hodhi poshtë për dyshime tjera. Ai sqaroi edhe pse në momentin kur është gjetur ka qenë pa rroba.

Për të kërkuar trupat e policëve në lum sot ka dalë edhe zhytësi profesional Ismajl Kasumi bashkë me ekipin e tij.

Ai tha se kjo është një punë profesionale e të gjithë zhytësve, të cilët kanë arritur të gjejnë trupin e njërit nga policët.

Sipas tij të gjithë punën për gjetjen e policit e ka ndihmuar një ekskavator që ka gërryer ujin vazhdimisht.

Kasumi ka thënë se nesër do të vazhdojnë kërkimet për policin tjetër por shtoi se ai nuk është i sigurt nëse do të merr pjesë ndërsa beson se trupi i tij nuk është larg vendit ku është gjetur sot polici Dashi.

Në kërkim të dy policëve gjatë gjithë kohës ka marrë pjesë edhe kryeimami i xhamisë së Kaçanikut, Florim Neziraj.

Aksidenti ka ndodhur më 28 prill( të shtunën)n në magjistralen Han i Elezit-Kaçanik te vendi i quajtur “Kulla e Qeshmes” vetura e zyrtare e të cilëve bashkë me dy policët ka rënë në humnerë.(Huazuar nga Gazeta Express)

Article Logic
Execution time: 0.0039031505584717