INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi “zbulon” dënimin që do i jepet Tahirit, Berisha: Ramës i ka ardhur një “plumb në zarf”

Kryemadhi “zbulon” dënimin që do i jepet Tahirit, Berisha: Ramës i ka ardhur një “plumb në zarf”

Publikuar më: 22:27 03-05-2018

Dorëheqja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka shkaktuar jo pak reagime dhe kritika në sferën politike. Ndryshe nga mendimi i kreut të qeverisë Edi Rama, i cili tha se dorëheqja e Tahirit është një akt dinjitoz, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi atë si një marrëveshje mes të dyve dhe si një marrëveshje sipas kockave mafioze.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, ish-kreu i qeverisë, tha se fjala e Tahirit ishte plumbi me zarf për Edi Ramën. Berisha është shprehur se dorëzimi i mandatit të dëputetit nga Saimir Tahiri, ishte një marrëveshje e plotë mes Edi Ramës dhe atij.

Berisha deklaroi se kjo marrëveshje arriti në shkallën më esktreme të mbrojtjes dhe mashtrimit, kur tha në Bundestagun gjerman, u shpreh se ish-ministri Saimir Tahiri nuk ka asnjë lloj imuniteti. Ish-kryeministri, tregoi se Europa ka kërkuar kokën e Edi Ramës, pasi janë të vetëdijshëm se ai është kapo i Meduzës. Sipas tij, Saimit Tahiri ditën e sotme e kërcënoi kryeministrin shqiptar, duke deklaruar se Edi Rama po guxove të flasësh një fjalë kundër tij, ai edhe në burg do të thotë një fjalë kundër tij. Berisha tha se marrëdhëniet mes mafiozëve këto janë, bëso por po e shkele marrëveshjen, plumbi shkon me zarf.

Por edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar vendimin e Saimir Tahirit për të dorëzuar mandatin e deputetit. Në një intervistë për emisionin televiziv, Kryemadhi foli për një pakt mes Ramës dhe ish-ministrit të Brendshëm, dhe që sipas saj mund të finalizohet me një ‘arrest shtëpie’ për Tahirin.
“Mund të finalizohet me një ‘arrest shtëpie’”, deklaroi Kryemadhi duke ngritur aludime se ish-ministri i Brendshëm nuk do të shkojë në burg në rast se prokuroria do ta kërkojë një gjë të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0040318965911865