INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA akuzon kinezët për disa incidente të regjistruara me pilotët

SHBA akuzon kinezët për disa incidente të regjistruara me pilotët

Publikuar më: 09:39 04-05-2018

SHBA i ka drejtuar një ankesë zyrtare Kinës, lidhur me disa incidente që u kanë ndodhur pilotëve amerikanë, të cilët janë irrituar nga lazerët që dyshohet se vijnë nga një bazë kineze në Xhibuti. Pentagoni tha se i kishte kërkuar Kinës të hetonte atë që e konsideroi "incident shumë serioz". Uashingtoni gjithashtu tha se kjo gjë do të kishte pasoja për "militarizimin e Kinës në Detin Jugor të vendit". Raportet e medies tregojnë se Kina ka vendosur sisteme armësh në ishujt e diskutueshëm në rajon.

KINA_AA.jpgQëllimi i paqartë
SHBA ka një bazë ushtarake në Xhibuti në Bririn e Afrikës, i cili përdoret për operacionet kundër terrorizmit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Vitin e kaluar, Kina hapi bazën e saj ushtarake të parë jashtë shtetit vetëm pak kilometra nga objekti i SHBA-ve. Pentagoni tha se njerëzit në bazë kishin parë sesi lazer ushtarakë u ishin drejtuar pilotëve amerikanë ndërsa uleshin në tokë. Në një rast, dy pilotë në një aeroplan të ngarkesës pësuan lëndime të vogla në sy, thanë zyrtarët. "Ato janë incidente shumë serioze. Ne kemi njoftuar qeverinë kineze dhe kemi kërkuar që kinezët të hetojnë këto incidente", tha zëdhënësja e Pentagonit Dana White për gazetarët. Zonja White tha se Pentagoni ishte i bindur se ndërsa qëllimi ishte i paqartë, lazerët ishin drejtuar nga shtetas kinezë. Në javët e fundit, kanë ndodhur rreth 10 incidente të tilla.

Article Logic
Execution time: 0.0038270950317383