INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan: Amerika u zhgënjye sërish. Pse nuk i thuhet Greqisë gjë për sistemin...

Erdogan: Amerika u zhgënjye sërish. Pse nuk i thuhet Greqisë gjë për sistemin...

Publikuar më: 09:36 14-06-2018

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, deklaron se “Amerika u zhgënjye sërish”. Kështu komentoi Erdogan votimin për projekt-rezolutën për mbrojtjen e civilëve palestinezë për të cilën SHBA-të vendosën veton në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).  “Kjo projekt-rezolutë u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 120 vota, me 8 vota kundër dhe 45 abstenim. Amerika u zhgënjye sërish”, deklaroi kreu i shtetit turk.  Anadolu Agency (AA) transmeton se ndër të tjera, në fjalën e tij Erdogan ka përmendur edhe çështjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, për të cilën ai ka theksuar se, “Në rast se pas 24 qershorit do të vazhdojmë detyrën, puna e parë që do të bëjmë shpresojmë se do të jetë heqja e gjendjes së jashtëzakonshme”. Po ashtu në lidhje me sistemin S-400 që Turqia do të marrë nga Rusia, Erdogan ka rikujtuar se disa vende të NATO-s janë shprehur se sistemi S-400 është në kundërshtim me konceptin e NATO-s, por se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar se ata nuk do të ndërhyjnë në këtë çështje. “Greqia ka sistemin S-300… pse nuk i thuhet asaj që aktualisht i ka këto sisteme. Ndërsa në anën tjetër, në të njëjtën mënyrë këtë sistem e ka edhe Siria që është jashtë NATO-s, edhe kësaj nuk i flisni dot. Ndërsa kur vjen puna tek Turqia, ka një ngërç politik, është e pamundur ta kuptosh këtë. Ne jemi të interesuar për çdo gjë që kemi nevojë në industrinë e mbrojtjes. Më parë ne i kemi bërë propozimet, por ata nuk janë afruar. Faleminderit Rusisë që na dha kredi me kushte të favorshme. Ndërkohë që Rusisë i kam propozuar edhe për prodhimin e përbashkët të sistemit S-500, ku pas disa fazash të hyjmë në prodhim së bashku” tha presidenti i Turqisë.

Article Logic
Execution time: 0.0032999515533447