INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia i “shtrin dorën” OKB-së! Ja pse...

Rusia i “shtrin dorën” OKB-së! Ja pse...

Publikuar më: 09:37 14-06-2018

Rusia edhe pse për takimin Trump- Kim Jung un tha se djalli fshihet në detaje ka reaguar sërisht dhe këtë herë me një kërkesë drejtuar OKB-së. Rusia i kërkon Këshillit të Sigurimit në OKB që të analizojë heqjen progresive të sanksioneve ekonomike kundër Koresë së Veriut pas marrëveshjes së nënshkruar me SHBA-në për denuklearizimin e vendit.

OKB-ja miratoi vitin e kaluar tre seri sanksionesh të ashpra kundër Penianit, që prekin kryesisht eksportin e karbonit, hekurit, peshkimin dhe tekstilin, si dhe limitoi furnizimin e saj me naftë.
Këto masa u vendosën pas lëshimit të raketave dhe një testi bërthamor të kryer nga Peniani, që u gjykua kërcënues nga komuniteti ndërkombëtar.

Article Logic
Execution time: 0.0038938522338867