INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sondazh, nuk do ta besoni se sa e duan shqiptarët përmes Trump, Amerikën

Sondazh, nuk do ta besoni se sa e duan shqiptarët përmes Trump, Amerikën

Publikuar më: 09:50 17-08-2018

Shqiptarët nuk heqin dot vëmendjen nga Amerika! E duan aq shumë sa jemi ndër vendet e pakta që vlerësojnë në nivele të larta dhe Presidentin Trump. Një sondazh i Gallup tregon se 72 % e shqiptarëve e aprovojnë performancën e SHBA-së, nën drejtimin e Donald Trump, kundrejt 15 % të tyre që nuk janë dakord për vendimet e marra. Ndërsa 13 % e të intervistuarve kanë refuzuar që të përgjigjen. Po edhe më shumë nga ne Presidentin e SHBA-së e duan shqiptarët e Kosovës. 

Ata kryesojnë në rajon me 75 %, ndjekur nga shqiptarët e Shqipërisë, më tej vijnë maqedonasit, boshnjakët, malazezët dhe në fund me 16% serbët.
Nivelet më të ulëta të aprovimit të vendimeve të Donald Trump e kanë vendet anëtare të NATO-s, dhe Rusia dhe vendet e tjera Lindore që kanë praninë e trupave amerikane në territoret e tyre.
Sipas raportit, mendohet se shpallja e programit nga Trump “Amerika e para” është një ndër faktorët kyç që ka ndikuar në përgjigjet e njerëzve dhe kjo pa marrë në konsideratë edhe vendosjen së fundmi e sanksioneve për produktet e importit në Kinë dhe Turqi.

Article Logic
Execution time: 0.003101110458374