INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Treni përplas makinën në Golem, shpëtojnë mrekullisht 6 anëtarët e një familjeje

Treni përplas makinën në Golem, shpëtojnë mrekullisht 6 anëtarët e një familjeje

Publikuar më: 10:47 17-08-2018

Një automjet në të cilin po udhëtonin gjashtë persona, ka tentuar të kalojë shinat e hekurudhës dhe është përplasur me trenin.  Makina ku udhëtonin 6 anëtarë të një familje është shtyrë përreth 100 metra nga treni. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:10, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku treni i udhëtarëve i linjës Durrës-Elbasan është përplasur me një mjet tip “Volvo”. Makina me targa angleze drejtohej nga shtetasi me iniciale B. C. rreth 40 vjeç, banues në Durrës. Në makinë ka dhe  bashkëshortja e tij dhe katër fëmijët.  Ata ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.010802030563354