INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me vrasësen gjakftohtë e bukuroshe të Putin [FOTO]

Njihuni me vrasësen gjakftohtë e bukuroshe të Putin [FOTO]

Publikuar më: 16:09 10-12-2018

Dikur ajo ishte snajperiste, por tashmë fitoi një konkurs bukurie. Ajo është Olga Shishkina 21-vjeç, një vajzë jetime e cila kur ishte ende adoleshente u bë snajperiste në konfliktin e përgjakshëm në Ukrainën lindore.

Olga Shishkina u bë vullnetare për të luftuar për forcat pro-Putin dhe tha se duhej të luftonte për pranimin e saj në forcat ushtarake, pasi fillimisht dyshohej si një spiune ukrainase. Por ajo u bë një nga vrasëset më vdekjeprurës të rebelëve, duke zgjedhur një objektiv nga pothuajse 4.000 metra larg.

“Unë nuk kam vrarë njerëz, nuk është e saktë ta them në këtë mënyrë. Për ne, snajperët, nuk janë njerëz. Ata janë objektiva. Unë i qëlloj objektivat e gjalla dhe shumë shpesh, këto janë armiq. Unë nuk mendoj për ata që qëlloj. Nuk mendoj që ata mund të kenë fëmijë, nënë, familje. Kjo është luftë. Në këtë mënyrë është më e lehtë për mua që të jetoj”, tha Shishknina .

Vajza thotë se nuk i vjen turp nga vetja, sepse nuk ndjen keqardhje për snajperët kundërshtarë. Ajo thotë se nuk ka vrarë civilë. 

Por jeta e saj ndryshoi.

“Kur mora pjesë në konkurs, u takova me shumë njerëz dhe kuptova se ka jetë përveç ushtrisë”. Ajo fitoi titullin Lady Transformation – për kalimin e saj nga snajperi në mbretëreshën e bukurisë, duke fituar një laptop të shtrenjtë si çmim.

Tashmë vajza ka hapur një kafe në Donetsk dhe për momentin mendon që të rrijë larg jetës ushtarake. Ajo planifikon të martohet me një djalë me të cilin ka shërbyer në frontin e linjës por ndërkaq ka gjetur një investitor për kafenenë e saj dhe po rinovon ndërtesën.

6.jpg

5.jpg

4.jpg

3.jpg

3.jpg

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031349658966064