INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza Rusi-Ukrainë, SHBA ndez gjakrat...

Kriza Rusi-Ukrainë, SHBA ndez gjakrat...

Publikuar më: 14:29 06-12-2018

Në përplasjen Rusi-Ukrainë SHBA duket se ndez edhe më shumë gjakrat.

Gjiganti mediatik CNN, duke cituar tre zyrtarë amerikanë, raporton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përgatitjet e nevojshme për të dërguar një anije luftarake në Detin e Zi, përkundër sfondit të tensionit midis Moskës dhe Kievit.

Uashingtoni synon të informojë Ankaranë për lëvizjen e mundshme, siç kërkohet nga Konventa e Montreuksit që rregullon kalimin e anijeve ushtarake përmes Bosforit dhe Dardaneleve.

Pentagoni tashmë ka kërkuar nga Departamenti i Shtetit të njoftojë autoritetet turke për kalimin e mundshëm të një anije luftarake amerikane, një lëvizje që është një përgjigje ndaj veprimeve ruse në ngushticën Kerç, theksuan burimet e CNN.

Avionët dhe dronët mbikëqyrës të SHBA-së rregullisht fluturojnë mbi pjesën ruse të Detit të Zi, si dhe mbi Krime – gadishullin ukrainas që Moska ka aneksuar në vitin 2014. Avionët rusë vazhdimisht i kanë konfrontuar avionët mbikëqyrës.

Kujtojmë se pak ditë më parë Rusia ka hapur zjarr ndaj anijeve detare të Ukrainës që kanë bërë përpjekje të kalojnë nën një një urë në Ngushticën Kërç, që lidh Rusinë me Krimenë.

Rusia ka kapur tri anije dhe 24 marinarë ukrainas, të cilët i ka akuzuar për kalimin ilegal të kufirit. Kjo ka mjaftuar që mes du shteteve të ndizen tonet e luftës.

Article Logic
Execution time: 0.0052988529205322