INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia e ka ndarë mendjen nuk do të njohë emrin e ri të Maqedonisë

Rusia e ka ndarë mendjen nuk do të njohë emrin e ri të Maqedonisë

Publikuar më: 11:49 21-10-2018

Rusia ka vendosur të mos njohë emrin e ri të Maqedonisë. Me sa duket marrëveshja mes Athinës e Shkupit dhe së fundmi e përmes finalizmit me vota të shumicës së deputetëve nuk e ka bindur Rusinë. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Rusisë në Shkup përmes një postimi në Twitter.

Sipas ambasadës, Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë para 26 vitesh.
Në njoftim shkruhet se: “Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues më shumë se para 26 vjetësh dhe nuk do ta ndryshoje qëndrimin e saj”.

Dy ditë më parë Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar me 80 vota pro nismën për ndryshimet kushtetuese duke i hapur rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Ky vendim u përshëndet nga vendet anëtare të BE dhe SHBA-ja.

Article Logic
Execution time: 0.0032439231872559